Spoti ngacmues i “50 Shades of Grey”

07/11/2014 00:00

Traileri i dytë dhe i plotë i “50 Shades of Grey” do të publikohet nga producentët e filmit më 14 nëntor, por të enjten u hodh në qarkullim një ‘video’ ngacmuese për të gjithë fansat e paduruar.

Bëhet fjalë për një spot ngacmues 16 sekondësh i shoqëruar me titrat “Mrs Grey will see you now” (Zoti Grey do ju takojë tani) që zgjon edhe më tepër kureshtjen e fansave të filmit që del në kinema më 13 shkurt të 2015-ës

Në filmin e regjisorit Sam Taylor-Johnson dhe skenar të Kelly Marcel, në rolet kryesore interpretojnë Jamie Dornan në rolin e biznesmenit të kamur, Christian Grey dhe Dakota Johnson në rolin e Anastasia Steele, një studente që bie në dashuri me Grey. Biznesmeni dhe studentja ndërtojnë një ‘marrëdhënie eksperimentale seksuale të ngarkuar’.

Filmi bazohet në librin erotik të E.L James, i shitur në më shumë se 90 milion kopje dhe përkthyer në 52 gjuhë në mbarë botën, që prej publikimit në 2011-ën.

 

Top Channel