Ministrat e Financave të Eurozonës kanë deklaruar nga samiti i Brukselit
se do të mbështesin fort opsionin e një linje të përforcuar kreditimi
për Greqinë, pasi ajo të përfundojë në dhjetor të këtij viti programin e
ndihmave financiare.

Ata konsiderojne se do te jete me mire per te gjithe, krijimi i nje rrjeti  preventiv mbrojtjeje i Greqisë nga predispozicione eventuale negative të tregjeve financiare pergjate vitit 2015. Ne njohim perpjekjet qe ka bere Athina, por greket kane nevoje ende per vazhdimin e ndihmes nga ana e mekanizmave europiane ,ndoshta ne nje menyre tjeter- eshte theksuar ne takim.

“Pozicionet tona janë të qarta dhe konvergjente, duke marrë parasysh ndjenjën ende e brishtë të tregut, si dhe sfidat e reformave te shumta qe ende kemi përpara. Do te kete nje mbështetje të fortë për një linjë paraprake kreditimi në një formë të një mjeti ekzistues nga Mekanizmi Europian i Stabilitetit dhe kjo është  rruga që ne tani do të zbulojme me tej dhe të punojnë në kushte të cilat do të jene te pershtatshme”, tha Jeroen Dijsselbloem, kreu i Eurogrupit.

Ashtu siç komentojne mediat greke ne thelb europianet kane rene dakord qe Greqia te mbikëqyret edhe nje vit ne rrugen e saj te reformave dhe kane kerkuar qe ne kete process te jete e pranishme edhe FMN-ja.

“Kjo ka një kuptim të gjerë se FMN-ja duhet të vazhdojë te perfshihet dhe presupozon se duhet nje diskutim i metejshem per formen e sakte te ketij implikimi”, u shpreh Dijsselbloem.

Termi “linjë e perforcuar kreditimi” që po shqyrtohet t’i jepet Greqisë ne vitin ne vazhdim, cilesohet si nje jastek ndihme ne rast se Athina nuk shfrytezone poret e krijuara financiare nga disbursimi i 1,8 miliardë eurove prej Fondit Europian te Stabilitetit Financiar(EFSF) dhe po kaq nga fitimet e bankave qendrore europiane prej obligacioneve greke.Por sipas kreut te Eurogrupit i gjithe ky proces presupozon qe Greqia ne rradhe te pare te përmbushë me sukses vlerësimin aktual deri në fund të vitit nga ana e eksperteve te troikes per programin e ndihmes prej 240 mld euro qe ka marre prej vitit 2010.Nderkohe partite opozitare ne Greqi kane akuzuar perseri qeverine se po lejon edhe nje vit tjeter, mbikqyrje nga BE dhe FMN dhe kjo nenkupton masa te vazhdueshme financiare per qytetaret.  

Top Channel