Ekonomia gjermane lulëzon

07/11/2014 00:00

Edhe nëse pati ndonjë moment frike se recesioni nuk do të kursente as motorin ekonomik të Europës, ai kaloi shpejt.

Kompanite gjermane sfiduan ngadalesimin e rritjes globale per muajin shtator duke shitur jashte kufijve me shume mallra e sherbime se ne cdo muaj tjeter paraardhes te vitit. Te dhenat e fundit te tregtise davarisin çdo shqetesim se Gjermania mund te perfshihet nga kriza.

Shifrat e publikuara nga zyra e statistikave Destatis tregojne rritje te eksporteve me 8,5% qe perkthehet ne nje volum mujor prej 102 miliarde eurosh, totali me i larte per 2014-ten. importet gjermane u rriten me 8,4% krahahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare, kapercim ky qe sipas te dhenave te Destatis, perben nje lloj kompensimi pas renies se tregtise gjermane ne muajin gusht me me shume se 5 %. kerkesa per mallra dhe sherbime gjermane ishte me e larte ne vendet europiane jo anetare te zones se euros.

Eksporti drejt tyre eshte shtuar kete vit me 13,8%, ndersa me shtetet e unionit monetar te goditur nga kriza, rritja ka qene vetem 3,4%. pas nje tremujoreshi te pare mjaft te fuqishem, ekonomia gjermane pesoi tkurrje me 0.2% ne muajit prill dhe qershor duke ngjallur friken e nje recesioni.

Megjithate, tremujori i dyte radhazi ne kontraktim, çka ne terma teknik nenkupton recesionin, nuk u materializua asnjehere ndersa rritja ekonomike e vendit rifitoi dinamiken e hershme. Frymemarrja e eksporteve dhe shtimi i prodhimi industrial ne shtator pritet te ndikojne pozitivisht ne GDP-ne e vendit, edhe pse jo ne menyre fort te zeshme.

Top Channel