Në hapësirën e thellë NASA kapi një masë të madhe trupash qiellorë ndriçues, që nuk janë pjesë e asnjë galaksie.
Pamjet tregojnë atë që studiuesit e NASA-s dyshojnë se është nga një grup ‘yjesh jetimë’. ‘Yjet jetimë’ quhen trupat qiellorë që dalin jashtë galaksive të tyre në momentin e përplasjes mes dy apo më shumë galaksive.
Kjo tezë vë në dyshime atë që pretendohej deri më sot nga pjesa më e madhe e shkencëtarëve të hapësirës, që besonin se galaksitë kanë një kufi lëvizjeje për çdo yll të tyrin.
“Kemi vëzhguar më parë procese kur yjet zhvendosen në kufijtë e galaksive, por matjet e reja na sugjerojnë se ky proces është i përhapur gjërësisht dhe pa asnjë kufi në hapësirë”, thotë Michael Zemcov, drejtues i studimit dhe astronom në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni.
Galaksitë, si e e jona Rruga e Qumështit, përbëhen nga yje, planete, trupa tw tjerw qiellorw dhe materia e zezë të gjitha tw lidhura së bashku nëpërmjet gravitetit. Si të gjithë trupat e tjerë qiellorë, edhe galaksitë si një të vetme janë vazhdimisht në lëvizje nëpër hapësirë dhe periodikisht ndodhin përplasje mes tyre.
Në momentin e përplasjes disa yje shkëputen nga zinxhiri gravitacional që i mban të lidhur dhe përfundojnë në hapësirën e thellë ku ngadalë përfundojnë në pluhur. Këta yje njihen si ‘yje jetimë’ për shkak se nuk kanë as galaksi dhe as planete që rrotullohen rreth tyre.
Top Channel