“Berlini i Vogël”, Modlareuth, fshati që refuzoi të shembë murin e tij

07/11/2014 00:00

Këtë fundjavë Gjermania feston 25-vjetorin e ribashkimit. 25 vite që kanë zbehur mjaft diferencën e madhe mes Perëndimit dhe Lindjes, por që nuk kanë mundur ta zhdukin atë.

Një shembull i mirëfilltë i kësaj është fshati Modlareuth, që në vitet e Luftës së Ftohtë njihej si ‘fshati në fund të botës’ apo ‘Berlini i vogël’. Sot numëron 50 banorë dhe feston shembjen e murit të tij, një mur 3.3 metër të lartë dhe 700 metra të gjatë, një relike e katër dekadave ndarje mes Lindjes dhe Perëndimit.

Deri më sot kur gjithë Gjermania është e bashkuar prej 25 vitesh, ky komunitet ishtë i ende i ndarë nga muri. Komuniteti vendas pa të arsyeshme ta ruante si kujtim, por edhe për të tërhequr turistë.

Çdo vit numërohen 50-60 mijë vizitorë nga të gjitha anët e botës, por sërish të ardhurat e siguruara prej turistëve nuk kanë ndihmuar në mirëqënien e fshatit që ende burim kryesor fitimi ka bujqësinë.

Por jo vetëm kaq, muri jo vetëm që nuk ndihmoi në rritjen e mirëqënies, por ishtë një pengesë e madhe që mban të ndarë dy komunitete të vogla që duhet të udhëtonin për disa minuta për të vizituar komshiun që e kishin vetëm 100 metra larg.

Perëndimi si pjesë e Bavarisë që ra nën kontrollin e amerikanëve pas Luftës së Dytë Botërore është i zhvilluar, ndërsa lindja e fshatit, pjesë e rajonit Thuringias është më e prapamebtur. Ndasia bëhet akoma më e thellë edhe në anën kulturore. Në dy anët ka thekse të ndryshme të të folurit të gjuhës, një lindor e kupton fare mirë kur ka bashkëbisedues një perëndimor dhe e anasjellta.

Top Channel