Jessie J, në Tiranë për 29 Nëntorin

07/11/2014 00:00

Jessie J do të vijë në Tiranë për një koncert në datën 29 Nëntor. Këngëtarja britanike lajmëroi në Facebook për vizitën e saj.

“Për të festuar Çlirimin e Shqipërisë me një koncert në Tiranë, më 29 nëntor”, shkroi 26-vjeçarja.

Jessie J është një nga artistet më të famshme të Britanisë së Madhe. Ajo u bë e njohur në vitin 2011 me këngët ‘Do It Like a Dude’ dhe ‘Price Tag’.   

Jessie J ka shitur më shumë se 2.5 milionë albume në të gjithë botën.

Top Channel