Durrës, sekuestrohet heroinë, arrestohen 4 të rinj

07/11/2014 00:00

Antidroga e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 1 kg e 250 gram lënde
narkotike të llojit heroine, ndërsa ka vënë në pranga 4 persona si të
përfshirë në prodhim dhe shpërndarje.

Bashke me sasine e heroines, gjate operacionit antidroge, policia sekuestroi edhe dy automjetet me te cilat leviznin te arrestuarit, peshore elektronike, 6 aparate te telefonise celulare, disa doza droge te bera gati per shitje dhe nje sasi parash.

Te arrestuarit e policise jane Erjon Kasa, Renald Llani, Besmir Tocilla dhe Sanduela Tagani, perkatesisht banues ne lagjet bregdetare, nr.1 dhe 13, te qytetit te Durresit. Policia po punon per te zbuluar origjinen e droges se destinuar per tregun durrsak te narkotikeve, si dhe persona te tjere te perfshire ne kete rrjet.

Top Channel