“Quando c’era Berlinguer”

07/11/2014 00:00

Në ditën e katërt të TIFF, ndër shfaqjet e ditës ishte dokumentari jashtë konkurimit “Quando c’era Berlinguer” i Walter Veltronit, ish-kryetarit të Bashkisë së Romës, në fillimet e tij gazetar.

Jeta dhe karriera e ish-sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste italiane Enrico Berlinguer përmes dëshmive të politikanëve, kolegëve, artistëve e familjarëve të tij.

Sa i përket konkurimit zyrtar dhe festivalit në përgjithesi, flet anëtari i jurisë së filmit artistik me metrazh të gjatë, Gabor Pinter: “Kemi parë deri tani disa nga filmat artistikë me metrazh të gjatë. Seleksionuesit kanë bërë një punë shumë të vështirë për t’i përzgjedhur nga mbi 500 të tillë që u paraqitën. Sa i përket festivalit në përgjithësi, besoj se hapja e tij ishte shumë e bukur, qoftë për organizimin, qoftë për faktin që u zgjodh një film i vjetër i restauruar, ‘Tomka dhe shokët e tij’. Këto zgjedhje janë bërë dhe në festivale të tjera në Europë. Është e mrekullueshme të ruajmë vlerat e hershme. Në tërësi, TIFF është një festival i mirë krahasuar edhe me buxhetin që ka. Do të ishte mirë që sallat të mbusheshin ashtu sikurse u mbush për filmin ‘Tomka dhe shokët e tij’. Ndoshta përmes organizatorëve dhe mediave duhen tërhequr më shumë të rinj apo intelektualë. Njerëzit teorikisht duhet të luftojnë për të gjetur bileta në festivale, jo të ketë salla të pambushura.”

Top Channel