Gjermania, surpriza e Low quhet Jonas Hector

07/11/2014 00:00

Mbrojtësi i Këlnit, Jonas Hector, është fytyra më e re e grumbulluar në kombëtaren gjermane për ndeshjen kualifikuese të Europianit 2016 kundër Gjibraltarit, si dhe miqësoren me Spanjën disa ditë më pas, ndeshje këto që do të luhen në 2 javët e ardhshme.

24-vjeçari është përfshirë në listën prej 23 lojtarësh të trajnerit Joachim Low, pavarësisht se nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me ekipet e moshave të Gjermanisë. “Duam ta njohim më mirë atë, – tha Low. – Jonas po kalon një formë të mirë me ekipin e tij të Këlnit”.

Në grup janë gjithashtu edhe Marco Reus dhe Sami Khedira, të rikthyer nga dëmtimet, ndërkohë që sulmuesi i Hoffenheimit, Kevin Volland, merr ftesën e dytë nga kombëtarja.

“Kevin ka luajtur edhe më parë me ne, ndërkohë që është një nga më të talentuarit e përfaqësueses së nën 21-vjeçarëve, – tha Low. – Madje, pas disa ndeshjeve të shkëlqyera me klubin e tij, ai e meriton grumbullimin”.

“Rikthimi i Reus, Khedira, Howedes dhe Lars Bender janë një tjetër avantazh për ne. Edhe pse ata janë të rinj në moshë, janë ndër lojtarët më me eksperiencë të kombëtares sonë”.

* Çdo lojtar/anëtar i ekipit fitues të Gjermanisë në Botërorin e fundit në Brazil, do të mblidhen në Berlin gjatë së hënës për të ndjekur një film-dokumentar për suksesin e tyre në Brazil. Ata do të marrin gjithashtu edhe nderimet nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, për arritjet e tyre, përpara se një pjesë e tyre të largohet, ndërsa pjesa tjetër e grumbulluar së fundi të nisë përgatitjet për ndeshjen e së premtes së ardhshme me Gjibraltarin.

Të grumbulluarit e Gjermanisë: Manuel Neuer (Bayern M.), Roman Weidenfeller (B. Dortmund), Ron-Robert Zieler (Hannover); Jerome Boateng (Bayern M.), Erik Durm, Matthias Ginter (B. Dortmund), Jonas Hector (Koln), Benedikt Howedes (Schalke), Shkodran Mustafi (Valencia), Antonio Rudiger (Stuttgart), Sebastian Rudy (Hoffenheim); Karim Bellarabi, Lars Bender (B. Leverkusen), Sami Khedira, Toni Kroos (Real M.), Christoph Kramer (B. M’gladbach), Thomas Muller (Bayern M.), Marco Reus (B. Dortmund), Andre Schurrle (Chelsea); Lukas Podolski (Arsenal), Mario Gotze (Bayern M.), Max Kruse (B. M’gladbach), Kevin Volland (Hoffenheim).

Top Channel