Policia e Uellsit vret kanibalin

07/11/2014 00:00

Policia e Uellsit ka vrarë një kanibal i cili është kapur në flagrancë duke ngrënë një grua në një hotel të Guentit. Sipas ‘The Indipendent’, gruaja vdiq nga plagët e shumta të marra në fytyrë, ndërsa kanibali vdiq pas shkarkesës elektrike të marrë nga policët.

Policia u lajmërua se në një nga dhomat e hotelit një burrë po sulmonte një grua. Agjentët e policisë shkuan në vendngjarje dhe neutralizuan agresorin me emrin Matthew Williams me anë të një pistolete elektrike.

Pasi i vunë prangat, Williams nuk dha më shenja jete. Burri kishte dalë nga burgu para dy javësh pasi kishte shlyer dënimin prej 5 vitesh për dhunim të ish-partneres së tij.

Top Channel