Ahmetaj: E patolerueshme vjedhja e energjisë. Aksioni vijon

07/11/2014 00:00

Operacioni per ndalimin e vjedhjes se energjise vazhdon. Duke iu
bashkuar sot ekipit qe shkeputi lidhjet ne njesine bashkiake numer 3 ne
Tirane, ministri i Ekonomise Arben Ahmetaj tha se ne do te vazhdojme me
kete ritem, pasi nuk mund ta tolerojme me kete situate.

“Eshtë një nga njësitë, që ka patur probleme serioze. 65 për qind ka qenë niveli i humbjeve dhe vetëm në këtë njësi, në këto ditë, janë ndërprerë 370 lidhje të paligjshme. Aksioni, mënyra e re e jetesës do të vazhdojë të konsolidohet, sepse është në favor të të gjithë qytetarëve. Nuk është në favor të asnjë ndërmarrje, asnjë individi, por është në favor të të gjithë qytetarëve. Nuk mund të tolerohet që një pjesë të paguajë dhe një pjesë të mos paguajë”, tha Ahmetaj.

Top Channel