Dy familje nga Ferizaj i Kosovës shtrijnë dorën e pajtimit. Një fëmijë vetëm 9 vjeç mbeti viktimë e një aksidenti rrugor, por babai i tij vendosi të mos i hyjë rrugës së gjakmarrjes. Familjet Lami dhe Saliu kumtuan këtë vendim në ceremoninë e lamtumirës për 9-vjeçarin.

* Xhuditsja shqiptare, Majlinda Kelmendi, rrëmben një tjetër medalje ari. Sportistja nga Kosova ka triumfuar në finalen e garës, që u organizua disa ditë më parë në Abu Dhabi.

Kelmendi arriti të shpallet kampione në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke mposhtur në finale rumunen Andreea Chitu. Ky është suksesi i radhës që Kelmendi arrin, pas fitores në kampionatin europian.

* Justin Brown dhe motra e tij Serena nuk përfitojnë shumë nga terapitë tradicionale për të ndihmuar fëmijët autikë. Por, kur ata ishin 8 dhe 7 vjeç, u takuan me Karen Kowalsli, një instruktor që mëson piano për fëmijët me nevoja të veçanta.

Justin, i cili më parë nuk fliste, ka gjetur zërin e tij përmes muzikës. “Piano bëri që fëmijët e mi të kthehen tek unë”, thotë mamaja e tyre.

* Forcat policore SWAT vishen si superheronj për të argëtuar fëmijët e një spitali në Ohio. Pacientët e rinj u mblodhën në katin e pestë, për të shikuar shfaqjen e heronjve të tyre.

Fëmijët u mblodhën rreth një televizori dhe panë një video, ku thuhej se superheronjtë po vijnë për të mposhtur të keqen.

Top Channel