53-vjeçarja, nota 140 meshkujve me të cilët ka bërë seks

07/11/2014 00:00

Një grua irlandeze ka mbajtur shënim dhe i ka vënë nota performancave seksuale të 140 burrave me të cilët ka shkuar në shtrat nga mosha 19 deri në moshën 53-vjeçare.

Sandy Nardo thotë: “Kanë qenë 140 burra dhe është vështirë t’i mbash mend, por unë doja t’i kujtoja të gjithë. Jo vetëm eksperiencat e bukura, por edhe ato që nuk kanë qenë të mira. Për këtë arsye kam mbajtur një fletore me notat përkatëse për secilin nga meshkujt e jetës sime.”

53-vjeçarja shprehet se ka bërë seks me burra nga 30 shtete të ndryshme pasi puna si përkthyese e ka lejuar të udhëtojë shumë.

Sandy ka qenë e martuar vetëm një herë, një martesë që i zgjati vetëm 6 muaj, por që i dha një djalë, i cili sot është 28 vjeç dhe më në fund e ka pranuar nënën e tij ashtu siç është: “Ai gjithmonë zemërohej me mënyrën si e jetoja unë jetën, por tani është mësuar.”

Top Channel