Takohen kryetarët e Parlamenteve të Europës Juglindore

08/11/2014 00:00

Kryetarët e Parlamenteve të Europës Juglindore janë mbledhur paraditen e së shtunës në Tiranë për takimin e tetë të Grupit të Punës së AP-së së SEECP-së (Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore).

Në këtë takim marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të kësaj Asambleje si: Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Kosova.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, tha se është e “domosdoshme që vendet që janë pjesë e SEECP-së të shkojnë të gjitha drejt BE-së”.

“Duhet të punojmë ngushtë me ato vende që synojnë integrimin. Është shumë e rëndësishme që të konkretizojmë të gjitha projektet e përbashkëta”, theksoi zoti Meta.

Top Channel