Ukraina: Rusia po përgatit pushtimin

08/11/2014 00:00

Raportet për një inkursion rus në Ukrainë kanë shtyre Kievin të kërkojë
ndihmën e Berlinit. Gjate një bisede telefonike me kancelaren gjermane
Angela Merkel, presidenti Petro Poroshenko akuzoi Mosken per “shkelje
brutale te ligjit nderkombetar”.

Ukraina, tha ai, gjendet perballe nje zbrapsjeje te befte nga qendrimi i deritanishem i Moskes dhe mundesise se pershkallezimit te metejshem te dhunes. Te premten, shefat e tij te sigurise i raportuan kreut te shtetit ukrainas se nje njesi ushtarake ruse e armatosur rende kishte kaluar kufirin ne lindje te vendit.

Zedhenesi i Keshillit Kombetar te Sigurise dha edhe shifra konkrete: sipas Andriy Lysenkos, rajonet e kontrolluara prej separatisteve kane hyre 32 tanke, 16 sisteme artileri e 30 kamione.

Per Poroshenkon, nje veprim i tille i minon seriozisht perpjekjet per gjetjen e nje zgjidhjeje paqesore te konfliktit te dhunshem mes rebeleve pro-ruse dhe forcave ukrainase. Merkel nga ana e saj eshte shprehur “thellesisht e shqetesuar” nga raportet e levizjeve te reja te trupave ruse ne rajon.

Lysenko pohoi nder te tjera se vetem brenda 24 oreve te fundit, nga luftimet ne Donjeck kane humbur jeten 5 ushtare te Kievit e jane plagosur 16 te tjere. Vetem dy muaj me pare, mes veshtiresish te medha u arrit te gjendej kompromisi mes administrates se kievit, kremlinit, BE-se dhe krereve separatisteve.

Ai erdhi ne formen e nje armepushimi qe nuk u zbatua kurre rreptesisht, pasi pergjate gjithe kohe ka pasur raporte per sulme te shkyrtra apo bombardime sporadike. Megjithate, perballja e plote ne shkalle te gjere, sidomos ne vijen e frontit ishte shmangur, ndersa zhvillimet e fundit po ushqejne friken e nje rikthimi te luftimeve ne nivelet e perpara marreveshjes se arritur ne minsk ne 5 shtator.

Top Channel