I vdes i dashuri, gjen mënyrën për të bërë fëmijë me të

08/11/2014 00:00

Një vajzë ka gjetur mënyrën si të bëjë fëmijë me të dashurin e saj i cili vdiq në një aksident me motorr. 22-vjeçarja Stephanie Lucas e dinte që kishte shumë pak kohë për të nxjerrë spermë nga 25-vjeçari Cameron Robinett dhe menjëherë kërkoi fonde online për të plotësuar dëshirën e saj dhe të partnerit të ndjerë.

Të prekur nga apeli i vajzës amerikane njerëzit dhuruan para’ dhe Stephanie grumbulloi 11 mijë dollarë brenda ditës duke arritur të paguajë procedurën e kushtueshme.

“E donim shumë një fëmijë, sidomos Cameron. Po plotësoj dëshirën e tij të madhe. Procedura kushtonte 9 mijë $ dhe unë nuk i kisha, për këtë arsye përdora internetin”, tha 22-vjeçarja për ‘Daily Mail’.

Stephanie Lucas ka shtuar se sperma do të ruhet për një vit e më pas mund të përdoret, por ende nuk e ka vendosur kur do e përdorë: “Jam shumë e trishtuar dhe nuk do vendos gjë për momentin, por e sigurtë është që dua një fëmijë nga Cameron.”

Top Channel