Meta: Bashkëpunimi me Serbinë i shërben paqes në rajon

08/11/2014 00:00

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti mesditën e të shtunës Nënkryetaren e Asamblesë Kombëtare të Serbisë znj. Gordana Çomiç.

Meta rikonfirmoi vullnetin për forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare mes Shqipërisë dhe Serbisë përmes grupeve reciproke të miqësisë dhe komisioneve parlamentare.

Në njoftimin për median të Kuvendit thuhet se: Meta dhe Çomiç ndanë bindjen e përbashkët se bashkëpunimi konstruktiv mes Shqipërisë dhe Serbisë është i domosdoshëm për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë.

Ata vlerësua vizita e pritshme e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama në Serbi si një kontribut pozitiv për perspektivën e përbashkët evropiane të të dy vendeve.

Top Channel