Zemra e Jezu Krishtit në një rrugë të Rusisë

08/11/2014 00:00

Një gropë në një rrugë të Rusisë është përcaktuar nga banorët lokalë si “zemra e Jezu Krishtit” për shkak të formës së saj dhe ata duan që drejtuesit e zonës ta kthejnë vendin në një vend të shenjtë.

Mësuesja Elena Tretiakova tha: “Kam jetuar në Petrozavodsk gjithë jetën time dhe kjo gropë nuk ka qenë kurrë këtu. Nuk e di nga doli. Unë them se është shenjë nga Zoti për të shpërndarë mesazhin e dashurisë.”

Ndërsa shitësja Lika Cherkasova u shpreh: “I kemi kërkuar autoriteteve që emrin e rrugës ta ndërrojnë dhe ta bëjnë “Autostrada e Parajsës”. Gjithashtu, duam që zemrën ta rrethojnë në mënyrë që njerëzit të luten dhe të gjejnë frymëzim këtu.”

Por, një zëdhënës i këshillit të qytetit tha se emri i rrugës nuk do të ndryshojë: “E dimë që banorët duan, por nuk do të ndodhë. Të rrethosh një pjesë të rrugës nuk është praktike dhe do të kushtonte shumë.”

Top Channel