Kur ndryshonte historia e Europës

08/11/2014 00:00

9 nentorin e vitit 1989, në harkun e vetëm disa oreve, jeta e gjermanëve do të ndryshonte rrënjësisht.

Në  vendin e ndare prej nje muri fizik e ideologjik, po shkruhej historia. RDGj-ja, Gjermania Lindore komuniste u dorezua para presionit te demonstratave dhe arratisjeve; shembja e murit ishte fundi i saj dhe fillimi i bashkimit te vendit, qe do te realizohej nje vit me vone.
 
Aty ku mes dy boteve aq te ndryshme ngrihej struktura e blloqeve te betonta, sot gjen nje vije te re ndarese e cila nuk ka asgje te perbashket me paraardhesen e zymte: behet fjale thjesht per nje instalacion artistik ballonesh te ndricuar pikerisht per te hedhur drite mbi zonen ku dikur qendronte muri historik.

8.000 rruzuj te mbushur me helium ndriçuan mbremjen e se premtes nje fashe prej 15 kilometra qe kalonte edhe prane portes se Branderburgut, Rajshtagut dhe ish-kalimit kufitar ne rrugen Bornholmer. Kalimtaret mendojne instalacioni sherben per t`i treguar banoreve me te rinj se me cfare u perballen gjermanet per gati 30 vjet.

“Rruga pervijuese e murit ka humbur ne keto 25 vjet dhe pothuajse askush nuk e kujton me se ku ka qene saktesisht, ndaj kjo iniciative me duket mjaft pozitive”, thotë një banor.
 
“Mendoj se eshte gje e mire t`i tregohet te gjitheve se ku ka qene muri. ne kemi qene deshmitare te atyre ngjarjeve. une isha 17 vjec kur muri u ngrit dhe them se eshte mire qe dhe te tjeret ta dijne se çfare kemi hequr, dhe cfare kemi humbur”, thotë një tjetër banor.
 
Tullumbacet bartin mesazhet te shkuara nga grupe kishtare, shkolla dhe shoqata qe kane kerkuar te ndajne ne kete menyre kujtimet mbi momentin e rralle por edhe shpresat e tyre per nje bote pa mure.

“Eshte shume e rendesishem qe femijet, niperit tane, mbesat tona ta dijne qe te gjithe se çfare ndodhi atehere”, tha një tjetër banor.

Ne diten e pervjetorit, 9 nentor, tullumbacet do te leshohen ne syte e njerezve te mbledhur per ceremonine e rastit si dhe te ftuarve te nderit, perfshire kancelaren Angela Merkel.

Top Channel