F1, Rosberg: Nuk dua që Hamiltoni të ketë probleme me makinën

08/11/2014 00:00

Nico Rosberg, i pari në provat e lira të Cmimit të Madh të Brazilit, tha se kërkon të luftojë deri në fund në pistë me shokun e tij të skuadrës Leëis Hamilton dhe të dy të ndajnë në mënyrë të pastër titullin kampion.

“Nuk dua që Hamiltoni të ketë probleme me motorin në garë. Do më pëlqente që të më digjej mua motori në këtë garë, ndërsa Hamiltonit në Abu Dabi”, tha me shaka piloti i Mercedesit duke iu referuar garës së fundit të sezonit që do të japë dyfishin e pikëve për pilotët.

Në lidhje me fundjavën e Brazilit, Rosberg u shpreh: “Si gjithmonë, kishim një ritëm të mirë. Treguam në këto prova që jemi të shpejtë dhe gjithçka shkoi mirë.”

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Brazilit do të zhvillohen të shtunën në orën 17:00. Gara, të dielën në të njëjtën orë. Të dyja këto evente mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel