Kujtohet rënia e Murit të Berlinit

08/11/2014 00:00

Në piken e kalimit kufitar ‘Checkpoint Charlie’, ceremonite kremtuese te
25-vjetorit te rrezimit te murit te Berlinit nisen me nje vizite shume
te vecante: ish-presidenti sovjetik Mikail Gorbacov qendroi ne vendin ku
shembja e murit ndares dhe heqja e telave me gjemba i dhane qytetareve
lirine per te levizur, ate liri per te cilen me dhjetera gjermane kishin
dhene jeten.

Megjithate, perpara domosdoshmerise se pashmangshme te nje zgjidhjeje, edhe pushtetarët komunistë në Berlinin Lindor e perjashtuan mundesine e nje shtypje brutale siç ishte rruga qe ndoqi Kina me masakren ne sheshin Tienanmen. Rënia e Murit qe fundi kulmor i nje revolucioni te paqte në Gjermaninë Lindore.

“Mendoj se kush vjen ne Berlin rregullisht por jo shume shpesh, arrin ta shoh sesa ka ndryshuar ky qytet dhe e gjithe Gjermania. Mbaj mend ne 1966-ten, kur erdha per here te pare ketu: ishte plot ndertesa te shkaterruara, nje qytet i zi, i zymte. hija e luftes ishte cdokund, nje menyre qe perfundoi ne menyre aq dramatike per te gjithe. Sot situata eshte krejt ndryshe, por ne duhet te mendojme sesi te mos e humbim mundesine per te shpetuar ate per te cilen luftuam aq fort ne te kaluaren. Eksperiencat e vjetra tregojne se kur Rusia dhe Gjermania jane mike me njera-tjetren, Europa eshte ne paqe; kur ato shkojne mire, edhe bota eshte me e qete; te mos harrojme kete”, tha Gorbaçov.  

Gorbaçovi, zeri i Rusise se moderuar, mendon se Moska dhe perendimi me shume sesa hendeqe te thella, mes tyre kane sfida te perbashketa. Ish-lideri sovjetik qe ka fituar dhe nobelin e paqes per reformat e tij demokratike dhe aprovimin per shembjen paqesore te komunizmit ne lindje te europes e per bashkimin e Gjermanise, eshte mjaft i respektuar ne vendet perendimore.

Dekadat e ndarjes nuk e kishin thyer ndjenjen e gjermaneve te afrimit. “Tani behet bashke ajo qe eshte nje” – thene nje çerek shekulli me pare kancelari i pasluftes, Willy Brandt. Revolucioni paqesor do ta ankoronte serish Gjermanine ne mesin e Europes, ndersa sot vendi përfaqësohet dhe qeveriset nga dy gjermano-lindorë: Presidenti gjerman Joachim Gauck dhe kancelarja Angela Merkel.

Top Channel