Media serbe: Vizita e Ramës në Preshevë, provokim

08/11/2014 00:00

Kryeministri serb, Alleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk ka pasur kohë të
merret me vizitën e Kryeministrit Rama për shkak të axhendës së tij.
Por, asaj do t’i kushtohet gjatë fundjavës.

Përfaqësuesit e protokolit të të dyja vendeve janë munduar të harmonizojnë axhendën, edhe pse ka pasur shumë pikëpyetje. Rama do të vizitojë kryebashkiakun e Beogradit, përvec takimeve me kryeministrin Alleksandar Vucic. Rama nuk do të ketë takim me presidentin, Tomisllav Nikollic dhe kryetaren e kuvendit, Maja Gojgic.

Gjatë vizitës së Ramës, pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje, ku do të jenë të pranishëm edhe disa ministra.

Shtypi serb i ka kushtuar më shumë hapësirë kthimit të radikalit, Vojisllav Sheshel nga Haga, se sa vizitës së Ramës. Sheshel pritet të kthehet thuajse në të njëjtën kohë më vizitën e Ramës. Media e ka konsideruar si provokim viziten e Rames ne Presheve.  

Top Channel