PD denoncon Bashkinë e Gjirokastrës

08/11/2014 00:00

Partia Demokratike akuzoi të shtunën Bashkinë e Gjirokastrës se ka pushtuar pronat e trashegimtarëve të familjes Çabej.

Sipas kesaj partie, familjaret denoncojne zhvillimin e projekteve te bashkise mbi pronat e tyre pas u dhene asnje shpjegim per shpronesime apo kompensime.

“Kjo qeveri që u tund prangat dhe i çon buldozierët dhe fadromat qytetarëve të varfër, qytetarëve të pamundur. I grabit trashëgimtarve të familjes Çabej 11.500 m pa asnjë dokument dhe në mes të ditës, as duke i lajmëruar, as duke i kthyer përgjigje por duke i sorollatur. I kërkojnë nëpërmjet shkresave përgjigje Bashkisë, nuk merr përgjigje. I kërkojnë Ministrit dhe Qeverisë Përkatëse, Ministrisë së linjës, ajo nuk i jep zgjidhje. Kjo qeveri sillet si një bandë mafioze duke zaptuar dhe grabitur pronat e qytetarëve. I bëjmë thirrje Prokurorisë që të marrë denoncimin e qytetarëve që kanë 4 muaj që i janë drejtuar Prokurorisë për të nisur hetimet dhe për të çuar para përgjegjësisë penale kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, sepse prona e qytetarëve mund të shpronësohet vetëm për dy raste. Vetëm për interes publik dhe vetëm sipas një shpërblimi të drejtë, përcaktuar në ligj. Por kjo qeveri, me çduket, i ka armiq pronarët., Kjo qeveri i ka armiq bizneset. Kjo qeveri i ka armiq qytetarët”, tha Koordinatori për ndihmë ligjore në PD, Ervin Salianji.

 

Top Channel