Zhdukja e kallëpeve të tritolit, Prokuroria dyshon për shitje

08/11/2014 00:00

Pas arrestimit të një 53-vjecari, me detyrë magazinier në grupdepot
ushtarake Noj Krujë, Prokuroria po përpiqet të zbardhë  destinacionin e
12 mijë kallëpeve tritol dhe cilët janë shtetasit e tjerë të përfshirë
në zhdukjen e kësaj sasie ekplozivi.

Por prokuroria thote se pavarësisht dëmit të konstatuar ne repartin ushtarak numer 4006, eshte ende heret per te folur nese kjo dosje do te kaloje per kompetence tek Krimet e Renda apo do te qendroje ne Prokurorine e Krujes.

Organit të akuzës, ne fakt per kete çeshtje i eshte dashur te bashkoje dy kallëzime të Ministrisë së Mbrojtjes për zhdukjen e kësaj sasie eksplozivi. Sipas grupit te hetimit rezulton se nga inventarizimi fizik i depove nga komisioni, pasi eshte krahasuar edhe gjendja ne llogarine e armatim municionit te komandes se mbeshtetjes rezulton se ne depot qe administroheshin nga tetari i arrestuar mungonin 12 mije kallepe tritoli te mases 200 grameshe.

Gjithashtu, thuhet me tej ne qendrimin e hetuesve rezulton se ne depot qe administronte magazinieri kishte edhe municione, te cilat nuk ishin ne inventarin e llogarise se armatim-municionit te repartit ushtarak 4006.

Mbajtja e ketyre municioneve eshte ne kundershtim me ligjin. Prokuroria thotë se municioni qe mungonte si fisheke, djegore kallëpe tritoli lende plasese jane te karakterit sensitiv, te cilat shkaktojne deme te medha dhe paraqesin rrezikshmeri te larte shoqerore nese bien ne duart e personave me precedente penal ose te organizatave te ndryshme kriminale. Prokuroria ka dyshime serioze se ka bashkëpunim në shitjen e eksploziveve personave që tani për tani nuk dihet se kush janë, sa janë dhe se ku ndodhen. Vlera e demit te shkaktuar shtetit eshte 198.473.590 leke.

Top Channel