Tiranë, banorët në protestë për rrugën

08/11/2014 00:00

Banorët e rrugës “Mentor Xhemali” në kryeqytet kanë protestuar për amortizimin e rrugës e cila është shndërruar në shqetësim serioz për ta.

Prej disa ditësh në këtë rrugë kanë shpërthyer kanalet e ujërave të zeza, duke rrezikuar përhapjen e ndonjë sëmundjeje infektive në këtë zonë.

Edhe pse janë ankuar pranë Bashkisë së Tiranës, askush nga punëtorët e këtij institucioni nuk ka shkuar për të bërë zhbllokimin e pusetave.

Kjo situatë ka bërë që këtë të shtunë banorët të dalin të protestojnë me shpresën së zëri i tyre do të dëgjohet. Përveç sistemimit të kanalizimeve të ujërave të zeza, banorët e rrugës “Mentor Xhemali” kërkojnë asfaltimin e saj.

Top Channel