Qeveria shqiptare do të ndërmarrë disa nisma të rëndësishme në fushën e mjedisit që lidhen jo vetëm me menaxhimin e fatkeqësive natyrore, por edhe me zbatimin e politikave sa më miqësore me mjedisin.

Ministri Lefter Koka, i pranishëm në Konferencën rajonale ministrore të zhvillimit të qëndrueshëm, deklaroi se ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të liqenit të Ohrit.

Ministria e Mjedisit po punon edhe për krijimin e një sistemi pagese për shërbimet e mjedisit në lidhje me projektet e ekosistemeve.

Top Channel