Lezhë, arrestohet punonjësja e burgut

09/11/2014 00:00

Një punonjëse e burgut të Shënkollit në Lezhë është arrestuar gjatë së dielës, siç njofton policia e këtij rrethi, teksa kishte qëlluar me pistoletë në gjendje të dehur.

Sipas burimeve policore, e arrestuara është shtetësja Gjelina Nikolli, 44 vjeçe, banuese në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës, pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri të tipit pistoletë.

Policia ka sekuestruar në vendngjarje 6 gëzhoja, fishekë dhe armën që zotëronte shtetësja Nikolli, në momentin e ngjarjes.

Top Channel