Sampdoria-Milan 2-2, rikthehet në gol El Shaarawy

09/11/2014 00:00

Sampdoria dhe Milan nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 në përballjen dramatike mes tyre të vlefshme për javën e 11 të Serisë A.

Stephan El Shaarawy u dha kuqezinjve kryesimin pas 10 minutash lojë, por në fundin e pjesës së parë xhenovezët barazuan me anë të Okaka dhe me të filluar 45-minutëshi i dytë i takimit Eder kalon vendasit në avantazh (51’).

Ishte Jeremy Menez, ai që ekzekutoi siç duhej një 11-metërsh të dhënë në favor të Milanit, duke barazuar shifrat në 2-2, por ndeshja deri në minutat e fundit mund të kishte pasur ndryshim rezultati, kjo për shkak të formës së mirë të Sampdorias dhe nxjerrjes me karton të kuq të Boneras.

Me këtë rezultat Sampi ngjitet në vendin e tretë të Serie A, ndërsa Milan, pavarësisht kthesës që kërkonte Inzaghi pas asaj humbjeje të një jave më parë ndaj Palermos në “San Siro”, mund të kënaqet edhe me 1 pikë nga “Marassi”.
 
Ditën e shtunë u luajt edhe takimi mes Sassuolos dhe Atalantas, i përfunduar në barazim pa gola.

Top Channel