Fier, kultivonin kanabis në serra, gjashtë në pranga

09/11/2014 00:00

Policia e Fierit arrestoi gjashtë persona, mes të cilëve katër gra nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së bimëve narkotike.

Gjatë operacionit të koduar “Serrat”, policia bllokoi disa serra ku prodhohej kanabis sativa.

Operacioni u zhvillua gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës në fshatin Kurjan të rrethit të Fierit. I arrestuari Baki Siqeca dhe një tjetër i shpallur në kërkim prodhonin në një serrë 2 mijë metra katrorë kanabis sativa dhe e përpunonin më pas për shitje.

Policia ndaloi edhe punonjëset që ishin të përfshira në këtë trafik, Pranvera Çobo,  Lefteri Sinjari, Zhaneta Hoxha dhe Burbuqe  Velaj.

Policia tha se një sasi prej 1 380 kg bimë narkotike u bllokua.

Top Channel