Oman, nis takimi tripalësh për Iranin

09/11/2014 00:00

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka nisur bisedimet me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, si dhe të dërguarën e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, këtë të diel në Obam, me synimin për të avancuar përpjekjet për dhënien fund të mosmarrëveshjeve mbi programin bërthamor të Teheranit, bëri të ditur një dëshmitar.

Diskutimet, që synojnë të kufizojnë pasurimin sensitiv të uraniumit të Iranit, në këmbim të heqjes gradualisht të sanksioneve, janë duke u zhvilluar plot 2 javë nga afati i skadimit të 24 nëntorit, të vendosur nga vet palët, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Edhe media zyrtare iraniane ka raportuar gjithashtu nisjen e bisedimeve në Muskat.

Perëndimi dyshon se Irani ka zhvilluar nën heshtje përpjekjet për të ndërtuar armë bërthamore, por Republika Islamike ka mohuar gjithmonë këtë akuzë, duke thënë se programi i tyre është tërësisht për arsye paqësore.

Çështja më e mprehtë e pazgjidhur mbetet kapaciteti i përgjithshëm i uraniumit të pasuruar të Iranit, afati i marrëveshjes afagjate mes palëe dhe paqja, pas së cilës sanksionet ndërkombëtare do të nisnin të lehtësoheshin, sipas diplomatëve perëndimorë të përfshirë në negociata.

Kerry mbërriti në Obam mëngjesin e së dielës, ndërkohë që një zyrtar amerikan tha se bisedimet tripalëshe do të përbëjnë një “takim të rëndësishëm” me fokusin te pasja e një progresi në mënyrë që të përmbushet gjithçka brenda afatit përfundimtar.

Zyrtari amerikan tha se ende ka diferencime të mëdha mes pozicioneve negociues të dy palëve. Por, Kerry bëri të ditur javën e kaluar se SHBA-të dhe partnerët e tyre nuk e mendojnë zgjatjen e afatit të 24 nëntorit, edhe pse nuk e përjashtoi mundësinë që negociatat të shkojnë edhe përtej kësaj date, nëse çështje madhore nuk dakordësohen në detaje mes palëve.

Top Channel