Tiranë, operacion në lokalet e natës

09/11/2014 00:00

Policia e Tiranës ka kryer kontrolle të shumta në lokalet e natës në kryeqytet.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të martën që kaloi, ku katër persona mbetën të vrarë në një konflikt të armatosur, e ndihmuar edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë policia kreu kontrolle për kapjen e personave të kërkuar, armëmbajtje pa leje, drogë si edhe zhurmat që shkaktojnë këto lokale.

Gjithçka është pjesë e një operacioni të hartuar ditët e fundit nga Drejtoria e Policisë së kryeqytetit. Gjatë orëve të para të mëngjesit u shoqëruan në Komisariatet e Tiranës me dhjetra persona mes të cilëve edhe kërcimtare dhe muzikantë të huaj, të cilët nuk kanë patur dokumente identifikuese.

Policia tha se ky operacion do të vazhdojë dhe do të mbikqyren sidomos lokalet e muzikës ‘tallava’.

Edhe Inspektorati i Mjedisit mbylli 19 lokale të njohura në kryeqytet dhe vendosi gjoba ndaj tyre për shkak se nuk kanë qenë të pajisura me leje mjedisore.

Top Channel