Benjy, demi ‘gay’ që rrezikon thertoren

09/11/2014 00:00

Një fermer irlandez vendosi të shpenzojë një shumë të konsiderueshme parash për të blerë Benjy, një dem i cili do t’i siguronte pasardhës fermës së tij.

Por jo gjithçka shkoi sipas planit dhe fermeri tashmë po mendon seriozisht të dorëzojë Benjy-n në një thertore.

Shkak janë prirjet homoseksuale të Benjy-t. Ai jo vetëm nuk ‘dha rezultatet e duhura’ me lopët, por gjatë gjithë kohës ‘nuk ia ndan sytë’ demave të tjerë të fermës.

Fermeri tha për “Irish Daily Mail” se fillimisht nuk e mori seriozisht idenë se demi që kishte blerë mund të ishte gay, por pasi mori këshillat e duhura nga veterinerët, u bind që diçka e tillë ishte e mundur.

I zhgënjyer nga Benjy fermeri investoi sërish duke blerë një tjetër dem, që ka lënë shtatzënë një pjesë të madhe të lopëve, ndërsa fati i Benjy-t duket se është thika.

Top Channel