Ja pse Mark Zuckerberg vesh gjithmonë të njëjtën bluzë

09/11/2014 00:00

Mark Zuckerberg prej kohësh tashmë është në listën e personave më të pasur në botë, por kur vjen puna për të bërë një rënditje të listës së personave të famshëm që vishen më bukur, themeluesi i ‘Facebook’ zor se do të bënte pjesë.

Thuajse në të gjitha daljet publike 30-vjeçari shfaqet me të njëjtin model bluze dhe ajo që ndryshon është vetëm ngjyra. Për këtë ka patur shumë hamendësime, mes të cilave edhe ajo e fatit. Shumë besonin se Zuckerberg vishte gjithnjë të njëjtën bluzë që e konsideronte fatsjellëse. Por e vërteta është krejt ndryshe.

Vetë Zuckerberg ka sqaruar gjithçka duke thënë se mundohet të jetë sa më praktik me gjërat e vogla të jetës për t’i shërbyer sa më mirë komunitetit të rrjetit të tij social.

“Fati më ka vendosur në të tillë pozitë që më duhet çdo mëngjes të zgjohem herët dhe t’i shërbej më shumë se 1 miliard njerëzve. Ndonjëherë më duket sikur s’po e bëj mjaftueshëm detyrën time, herë të tjera sikur po humbas kohë me vogëlsira. Ndaj kur zgjohem dua të jem sa më parë në punë dhe për të hequr qafe dilemën e veshjes, kur blej blej 100 bluza të të njëjtit model dhe të të njëjtës ngjyrë”, tha ai gjatë një sesioni pyetje-përgjigjje të organizuar me përdorures të rrjetit të tij.

Top Channel