Trafik me sirianët, në pranga dy persona

09/11/2014 00:00

Sektori kundër trafiqeve në Policinë e Gjirokastrës arrestoi dy persona
mëngjesin e së dielës të cilët ishin të përfshirë në trafikun e qënieve
njerëzore.

Ata u kapën në flagrancë teksa strehonin në një hotel shtetas sirianë të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Greqia me destinacion Malin e Zi.

Dy të arrestuarit e akuzuar për dhënie kalimi të paligjshëm të kufirit ndihmonin sirianët në këmbim të një shume të konsiderueshme parash.

Top Channel