Opozita akuzoi Kryeministrin Rama se hesht përballë skandalit 394 milonë lekësh për dekorimin e Tiranës në vizitën e Papa Françeskut dhe publikoi fakte të reja për kompaninë.

“Rama heshti, nuk dha asnjë shpjegim për skandalin 394 milionë që iu dha kompanisë Veliaj me rastin e vizitës së Papës. Një dokument i vetëdeklaruar i kompanisë EAG pranë Drejtorisë së Tatimeve deklarohen se sa punonjës kishte kompania; dy, administratori dhe një i punësuar. Është e qartë që kemi të bëjmë me një histori korrupsioni dhe pasurimi të shpejtë”, deklaroi Grida Duma, Koordinatore për Marrëdhëniet me Publikun në PD.

PD mbështet protestën e studentëve

Po ashtu demokratët i bënë thirrje qytetarëve që të mbështesin edhe protestat e studentëve, të cilët sipas tyre po përballen me agresionin e qeverisë.

“Rritja e tarifave brenda një viti nga 33 përqind në Tiranë e deri në 75 përqind në Universitetin e Korçës, apo 95 përqind në Universitetin Bujqësor, është një masë e dhunshme dhe shkatërruese për të rinjtë dhe jetën e tyre akademike. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve, t’i bashkohen studentëve në këtë protestë në këtë kauzë të drejtë”, tha Oriela Nebia, Zëdhënëse e PD.  

Top Channel