Kukësi mposht Laçin dhe i bashkohet Tiranës

09/11/2014 00:00

Janë luajtur të dielën edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 12-të të Superligës. Kukësi është ngjitur në krye, së bashku me Tiranën, në kuotën e 25 pikëve, pasi ka fituar minimalisht 1-0 përball Laçit në Kukës.

Ka qenë një lojë e fortë mes të dyja skuadrave dhe e barabartë. Ndërkohë, goli i vetëm i kësaj ndeshjeje erdhi në minutën e 77-të, kur kosovari Lushtaku, nëpërmjet një rroveshate, devijon topin e goditur me kokë nga Shameti dhe duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e portierit Vujadinovic.

Laçi vijon me humbje, duke u distancuar nga kreu, ndërsa Kukësi ka 25 pikë dhe kryeson bashkë me bardheblutë.

Ndërkohë Flamurtari nuk gjen dot fitoren, pavarësisht revolucionit të zhurmshëm të javës së shkuar. Vlonjatët e drejtuar tashmë nga trajneri italian, Ramela, kanë barazuar 1-1 në Fier ndaj Apolonisë.

Top Channel