Seria A, Roma mban hapin e Juves, Interi nuk ngre kokë

10/11/2014 00:00

Roma fiton 3-0 ndaj Torinos dhe lë pas humbjet kundër Napolit dhe Bajernit e në të njëjtën kohë mban hapin e Juventusit duke e çuar diferencën me bardhezinjtë sërish në -3.

Të dielën në mbrëmje skuadra e Rudi Garcias fitoi lehtë duke zhbllokuar rezultatin shumë shpejt e duke kontrolluar pa problem takimin. Ishte Torosidis ai që kaloi Romën në avantazh që në minutën e 8, ndërsa në minutën e 27 ishte Keita ai që dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, Ljajiç shënoi golin e tretë me një goditje nga jashtë zone.

Për t’u shënuar edhe rikthimi në fushë i Strootman pas 8 muajsh mungese.

Ndërkohë, Interi nuk e rigjen fitoren as në San Siro. Ndeshja ndaj Veronës përfundoi me rezultatin 2-2. Fillimisht ishte Toni ai që kalon në avantazh miqtë (10’), ndërsa Icardi me dy gola përmbys gjithçka (18’ dhe 48’).

Në minutën e 52 Handanoviç i priti një 11-metërsh Tonit, ndërsa Lopez barazon në fund të ndeshjes (89’).

Top Channel