Alonso: Nuk e vendos të ardhmen para Abu Dabit

10/11/2014 00:00

E ardhmja e Fernando Alonsos përbën interes shumë të madh në Formulën 1 dhe menjëherë pas përfundimit të Cmimit të Madh të Brazilit piloti spanjoll u pyet për këtë temë.

“Nuk mendoj se do e kem vendosur para Abu Dabit. Kampionati nuk ka përfunduar ende dhe kemi ende disa pikë për të marrë, kështu që prioriteti është ky për momentin”, tha piloti i Ferrarit për ESPN.

Duke folur në lidhje me garën, Alonso deklaroi: “Një garë e vështirë për ne, pa ritëm. Vendi i gjashtë ishte ai që meritonim e për këtë arsye jam i kënaqur.”

Spanjolli u tregua i sinqertë edhe për duelin me Vettel: “Sebastian ishte më i shpejtë se ne gjatë gjithë garës dhe në fund arriti të kalonte. Unë dhe Kimi duhet të kursenim karburant dhe rrezikuam të na kapte edhe Hulkenbergu.”

Top Channel