Arrestohet ish-vokalistja e The Cranberries

10/11/2014 00:00

Dolores O’Riordan, ish-vokalistja e grupit The Cranberries, është arrestuar në aeroportin Shannon të Irlandës pasi ka sulmuar një stjuardesë.

Policia ka ndaluar këngëtaren menjëherë pasi avioni ka zbritur në tokë. Mësohet se stjuardesa është dërguar në një spital të Limerikut pasi ka pësuar një dëmtim në këmbë.

Dolores është dërguar në komisariat ku do të mbahet 24 orë.

Dolores O’Riordan ishte vetëm 18 vjeç kur u bë vokaliste e grupit The Cranberries pas një audicioni të gjatë. Banda u bë e famshme në vitet ’90 duke shitur dhjetëra milionë albume në të gjithë botën.

Top Channel