Rama: Ftoj Vuçiç të vizitojë Shqipërinë

10/11/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama ftoi për një vizitë në Tiranë homologun e tij,
Aleksandar Vuçiç, duke e siguruar se në rast se do të ketë ndonjë
deklaratë të tij, për Kosovën nuk do të konsiderohet provokim, term që
Vucic e përdori në konferencën e sotme, kur kryeministri shqiptar foli
për Kosovën dhe pavarësinë e saj.

“Ju siguroj se në Tiranë ne nuk do të ndihjemi të provokuar nëse ju do të keni përsëri të nëjjtin qëndrim lidhur me Kosovën, por të ndihemi të keqardhur sepse është një realitet i njohur botërisht nga më shumë se gjyma e kombeve të bashkuara dhe është një realitet që sa më shpejt ta njohim, aq më shpejt mund të lëvizim përpara në të gjitha drejtimet dhe kuptimet. Por, e përsëris që mikpritja, jo vetëm do të jetë reciproke, por ju siguroj se ju do të ndiheni shumë mirë në Tiranë dhe në asnjë mënyrë asnjë fjalë e thënë prej jush, nuk do të konsiderohet provokim, pavarësisht se mund të jetë tërësisht e ndryshme nga cfarë ne do të prisnim për një temë apo ndonjë temë tjetër. E kam ftuar Kryeministrin e Serbisë të vizitojë Shqipërinë në një kohë të përshtatshme vitin e ardhshëm, duke besuar që nuk do të presim 68 vjet të tjera për takimin tjetër dhe duke qenë i bindur se nuk duhet ta presim konferencën e ardhshme për Ballkanit, për të dëgjuar të njëjtat gjëra. Por për të shkuar me një bilanc punësh të përbashkëta, disa nga të cilat u përmendën edhe këtu sot dhe për të këmbëngulur me seriozitetin që ne mund dhe ne duhet t’i japim këtij bashkëpunimi në vërtetësinë e faktit se Ballkani i paragjykimeve nga Brukseli i takon së shkuarës dhe gjenerata e re që qeveris Serbinë, Shqipërinë, Kosovën dhe me gjerë sheh nga e ardhmja”, u shpreh Rama.

 

Top Channel