Mediat serbe kanë dalë në mbështetje të kryeministrit të tyre dhe e kanë cilësuar si provokim përmendjen e Kosovës nga kryeministri shqiptar Edi Rama në konferencën për shtyp.

Në të gjithë titujt kryesorë të tyre përfshihet fjala provokim, ndërkohë që një pjesë e mirë e gazetave “online” kanë shkruar se Edi Rama ka dalë jashtë protokollit.

E përditshmja ‘Blic’ e ka cilësuar historike vizitën e parë pas 68 vjetësh të një kryeministri shqiptar, ndërkohë që si titull kryesor të shkrimit ata kanë vendosur një thënie të Vuçiç: “Nuk do të lejoj askënd që të na poshtërojë në Beograd!”

Ndërkohë, e përditshmja ‘Kurir’, në versionin e saj “online”, ka shtuar fjalinë që kryeministri serb e përsëriti disa herë: “Kosva është Serbi!”

Top Channel