Vuçiç: Çështja e dronit, e organizuar mirë

10/11/2014 00:00

Në konferencën për media mes kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç dhe
kryeministrit Edi Rama, nuk mbeti jashtë interesit të gazetarëve edhe
incidenti në ndeshjen Shqipëri Serbi.

Sokol Balla: Para disa javësh, pas incidentit të dronit, bëtë deklarata shumë të ashpra dhe thatë ndër të tjera se hetimet do të na surprizojnë. Zyra juaj e shtypit, u citua nga CNN se ishte përfshirë edhe vëllai i zotit Rama. Sot dukeni më i qetë dhe folët për një fillim pragmatist për marrëdhëniet mes dy vendeve. Së paku çështjen e dronit e zgjidhët?

Vuçiç: E kam thënë që do të befasohen shumë njerëz, por për shkak të marrëdhënieve të mira dhe Europës kam dashur të mos ndërhyj, por dua të them se kjo çështja e dronit ka qenë e organizuar mirë. Disa ditë përpara kësaj ngjarjeje këtu kanë ardhur njerëz disa herë dhe natyrisht ata që të ndiqen nga organet kompetente për akte kriminale. Madje edhe UEFA e ka regjistruar 3-0 ndeshjen me Serbinë.
 
Kryeministri Rama u perpoq te zbuse tonet dhe te prodhoje batuta qe lidheshin me sportin, por jo me futbollin qe shkaktoi incidentin.

“Unë preferoj të flas për basketbollin. Do të isha shumë i gëzuar të kishim një ndeshje në Tiranë mes veteranëve të ekipeve tona kombëtare dhe unë do të isha shumë i gatshëm të luaja për ekipin serb dhe nëse Aleksandri do të ishte dakort të luante për ekipin shqiptar, atëherë do të kishim një ndeshje miqësore fantastike. Përfundimi do të ishte fitore për Serbinë, jo nga loja e tyre, por sepse unë do të luaja për ata”, tha Rama.

Top Channel