Kur Reali bëhet supersticioz: Numri 8, i denjë për Kroos

10/11/2014 00:00

“Santiago Bernabeu” duket se ka nisur t’i përulet Toni Kroos. Mesfushori gjerman është afruar prej një kohe të shkurtër, por po kaq shpejt ka nisur të fitojë zemrat e tifozëve madrilenë, duke marrë mbi supe përgjegjësitë e mesfushës së ideuar nga Ancelotti.

Xabi Alonso duket tashmë një kujtim i largët për shumë prej fansave të tij te Real Madrid.

Madje, me Kroosin është rikthyer të shkëlqejë edhe numri 8, i cili për tifozët më supersticiozë të “Los Merengues” është shumë i dashur, ndaj dhe në Spanjë nuk mund të mos e theksojnë këtë aspekt.

Rikthehet “shkëlqimi i tetës”, lexohet mes rreshtash dhe artikujsh të mediave të afërta me gjigantët e Madridit, pas zhgënjimeve të para nga lojtarë të tjerë që kanë mbajtur këtë numër fanele, si Baptista, Emerson, madje edhe Kakà.

Madrilenët kanë gjetur te Kroosi një pasardhës të denjë të legjendave që kanë mbajtur mbi supe numrin 8, si Michel, Mijatovic apo Schuster, ndryshe nga pretenduan edhe nga Gago, veç brazilianëve të sipërpërmendur.

Sa i përket brazilianit, ai tashmë ka hyrë në pjesën “më të errët” të historisë madrilene.

“Braziliani, i cili bëri një Europë të tërë të dashurohej pas tij me fanelën e Milanit, nuk doli asnjëherë në pah me atë të Madridit – lexohet në “Marca”. – Më në fund erdhi Toni Kroos, me të cilin numri 8 mund të rikthehet sërish në lartësinë e kohërave të arta”.

Top Channel