Rama: Biseda me Vuçiç, e vështirë

10/11/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference në Beograd, para gazetarëve shqiptarë e të huaj, zhvilluar para pak minutash deklaroi se biseda që kishte zhvilluar kokë më
kokë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç kishte qenë shumë e
vështirë.

‘Biseda ishte e vështirë, por e hapur dhe e drejtpëdrejt. Të mos përmendësh pavarësinë e Kosovës në Beograd, nuk mendoj se është e shëndetshme për klimën në Ballkan”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar theksoi për takimin me Vuçiç nuk ka patur asnjë presion ndërkombëtar, ndërsa sqaroi se pas konferencës së tensionuar ka diskutuar më homologun serb.

Rama konfirmoi se do të zhvillojë vizitën e planifikuar në Luginën e Preshevës.

Top Channel