Emeli Sande: Pas divorcit gati u çmenda

10/11/2014 00:00

Vetëm një vit pas ceremonisë martesore, Emeli Sande njoftoi divorcin nga bashkëshorti i saj me origjinë nga Mali i Zi, Adam Gouraguine.

Që prej ndarjes Emeli ka folur shumë pak për këtë, por së fundmi ka thyer heshtjen duke rrëfyer, ndoshta periudhën më të vështirë të jetës së saj.

27-vjeçarja tha për “The Times” se në një moment ka qenë tepër e mbyllur dhe të gjithë miqtë dhe ata që e njihnin mendonin se ishte çmendur.

“Fatmirësisht gjithçka ka kaluar tashmë dhe i jam rikthyer normalitetit”, thotë më tej ajo.

Emeli dhe Adam u martuan pas 9 vitesh lidhjeje së bashku. Këngëtarja thotë se nuk e ka kuptuar kurrë se çfarë nuk funksionoi mes tyre, por shtoi se nuk kishte asnjë fjalë të keqe për të thënë për ish-in e saj dhe se nuk kishte ndërmen që të hiqte tatuazhin dedikuar atij.

Top Channel