Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, ka deklaruar se palët humbën shansin për një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Vuçiç ia ka atribuuar homologut Rama përgjegjësinë për këtë shans të humbur, edhe pse është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë për të ardhmen e rajonit.

“Sot kemi pasur shansin të kthejmë një faqe të re në marrëdhëniet e dy vendeve. Më vjen keq që provokimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka bërë që shansi në këtë moment të humbet. Por, ne ende duam që të punojmë së bashku për të ardhmen e rajonit tonë”, ka thënë Vuçiç.

Top Channel