Protesta e studentëve të Gjeologjisë

10/11/2014 00:00

Protesta e studentëve të Gjeologji-Minierave, të cilët kundërshtojnë vendimin e Këshillit të Ministrave për t’u larguar nga godina ku ata studiojnë, është zhvendosur para Universitetit Politeknik.

Studentë dhe pedagogë deklaruan se nuk do ta pranojnë këtë vendim dhe do ta kundërshtojnë me çdo lloj forme.

“Arsyeja përse jemi mbledhur këtu është për t’i bërë thirrje Senatit të Universitetit Politeknik dhe rektorit që të mbajë një qëndrim zyrtar në mbështetje të kauzës sonë. Ne do të propozojmë që një grup pedagogësh dhe studentësh të shkojnë e të flasin me rektorin sot. Shteti me ne është sjellë si një pronar, i cili të nxjerr nga shtëpia, pa të lajmëruar fare, kur t’i dojë qejfi. Me një VKM, të cilin nuk e priste askush prej nesh, pedagogë apo studentë”, tha një përfaqësues i studentëve.

Studentët janë shprehur të gatshëm të futen edhe në grevë urie, nëse Ministria e Arsimit nuk e shtyn këtë vendim.

Top Channel