Meta: Deklarata e Ramës, konstruktive

10/11/2014 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka cilësuar konstruktive dhe normale deklaratat e kryeministrit Rama gjatë konferencës për shtyp me homologun serb Vuçiç.

“Deklaratat mendoj se kanë qenë mjaft konstruktive dhe normale”, ka thënë Meta.

I pyetur lidhur me deklaratat e kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili i quajti provokuese fjalët e homologut shqiptar, Meta është shprehur se ishte një reagim i momentit.

“Mendoj se ishte një reagim i momentit. Rëndësi ka që vizita po ecën shumë mirë”, deklaroi kryetari i Kuvendit.

Top Channel