Koçijançiç përshëndet vizitën e Ramës në Serbi

10/11/2014 00:00

Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi përbën një pikë kthese në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kështu ka deklaruar mbrëmjen e së hënës Maja Koçijançiç, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE Federica Mogherini, për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.

“Ne presim që dy liderët të tregojnë vendosmëri dhe kurajo politike për t’u përballur me të ardhmen pas shumë vitesh trazira, duke ristabilizuar marrëdhëniet”, ka thënë Koçijançiç.

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane ka theksuar më tej se, vizita e kryeministrit Rama përbën një kontribut të ri në dialogun rajonal, mes vendeve të Ballkanit perëndimor.

Top Channel