Rama takohet me ish-presidentin serb

10/11/2014 00:00

Gjatë vizitës në Beograd, Kryeministri Rama është takuar dhe me ish-presidentin serb, Boris Tadic.

Në njoftimin për shtyp të Partisë Socialdemokrate të Serbisë thuhet se, Rama dhe Tadic ranë dakord se Serbia dhe Shqipëria duhet të fillojnë të zgjidhin çështjet e hapura dypalëshe, në mënyrë të pavarur dhe pa ndihmë nga Bashkimi Europian.

“Ata arritën në përfundimin se një qasje e tillë është përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve dhe për të lehtësuar procesin e integrimit evropian”, thuhet ne deklaratë.

Tadic dhe Rama kanë thënë se kanë shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën ekonomike në Serbi dhe Shqipëri, por edhe në rajon, si dhe nevojën për të ndryshuar politikën e investimeve, e cila do të nënkuptonte një nivel të lartë të koordinimit dhe bashkëpunimit midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Top Channel